AMF: Mbi 38 mijë anëtarë në fondet private të pensionit në vitin 2023
2024-03-19 17:06:43

Pensioni privat (Foto Voxnews.al)

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) bëri të ditur se numri i anëtarëve në fondin privat të pensionit në Shqipëri arriti në 38.180 gjatë vitit 2023, një rritje me 4.55% krahasuar me një vit më parë, shkuan “ATSH”.

Sipas AMF-së, gjatë vitit 2023 numri i kontribuesve në fondin private të pensioneve u shtua me 1662 anëtarë.

Në 10 vitet e fundit, numri i anëtarëve të fondeve të pensionit është rritur me pothuajse pesë herë. Numri i individëve që kontribuojnë për një pension privat përbën më pak se 3% të numrit të përgjithshëm të të punësuarve në vend.

Në nëntor 2023, hyri në fuqi ligji i ri “Për fondet e pensionit privat”, që do të sjellë rritje të ndjeshme të incentivave fiskale për kontributet në fondet private të pensioneve.

Sipas ligjit të ri, kufiri maksimal mujor i përjashtimit tatimor do të rritet deri në nivelin e pagës minimale të miratuar, që aktualisht ka arritur në 40 mijë lekë në muaj.

Në treg aktualisht veprojnë gjashtë fonde të pensioneve private, të administruara nga katër shoqëri administruese. (Fatosi)