Pr.ligji i ri për Policinë e Shtetit del për konsultim publik
2024-03-19 15:11:38

Drejtoria e pergjithshme e policise (Foto Gazetasi.al)

Drejtoria e pergjithshme e policise (Foto Gazetasi.al)

Një projektligj i ri për Policinë e Shtetit është publikuar më 13 mars 2024 në faqen e Konsultimit Publik dhe pritet që t’i nënshtrohet konsultimit publik deri më 2 prill 2024, njofton “ATSH”.

Draftligji, i ndarë në 17 kapituj dhe 141 nene, është hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Ministria e Brendshme.

Një ndër risitë e tij është zgjedhja e krerëve të policisë shqiptare. Sipas draftit, kreu i Policisë së Shtetit do të ketë mandat 5-vjeçar dhe do të zgjidhet me konkurs.

Po ashtu do të zgjidhen edhe drejtorët e drejtorive vendore, të cilët do të kenë mandat 3-vjeçar. (Fatosi)