Shqipëria krijon detashmentin e certifikuar të mjeteve fluturuese pa pilot
2024-03-19 14:12:05

Dron (Foto Shqiptarja,com)

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka krijuar detashmentin e certifikuar të mjeteve fluturuese pa pilot.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, cituar nga “RTSH”, kreu i qeverisë shqiptare bëri të ditur se oficerët, nënoficerët dhe ushtarët shqiptarë të këtij detashmenti janë trajnuar për 4 muaj në Keshan të Turqisë dhe sot janë në gatishmëri.

Sipas kryeministrit, kjo ka rritur aftësitë dhe ka zgjeruar kapacitetet operacionale të Forcës Ajrore dhe Forcave të Armatosura.

Aktualisht Shqipëria ka 3 dronë të armatosur “Bayraktar”. Ata janë vendosur në Bazën e Ajrore të Kuçovës, e cila është vënë në dispozicion të NATO-s.

Droni i tipit TB2 ka një hapje krahësh prej 12 metrash dhe mund të lëshojë bomba për të shkatërruar tanket dhe artilerinë me ndihmën e një lazeri.

TB2 mund të qëndrojë në qiell deri në 27 orë. Droni mund të fluturojë deri në 150 kilometra nga baza e tij. Ai është i pajisur me 4 raketa. Pesha maksimale e dronit bombardues është deri në 650-700 kg. (Fatosi)