Sporti i kalërimit në Shqipëri, ndër 10 aktivitetet europiane të aventurës
2024-03-19 17:06:53

Kalerimi (Foto Gazetadita)

Kalerimi (Foto Gazetadita)

Prestigjiozja britanike “The Guardian” rendit ndër 10 aktivitetet europiane që nxisin shpirtin e aventurës edhe sportin e kalërimit në Shqipëri, shkruan “ATSH”.

Kryeministri shqiptar Edi Rama publikoi në rrjetet sociale artikullin e “The Guardian”, i cili e përshkruan këtë lloj sporti në Shqipëri, si një përvojë unike.

Në udhëtimin e shtigjeve të lashta malore në Shqipëri, kalorësit eksplorojnë kodrat, luginat dhe pyjet, fshatrat mesjetare, kështjellat e rrënuara dhe manastiret bizantine.

“Udhëtimi fillon dhe përfundon në qytetin e Gjirokastrës të listuar në UNESCO dhe netët kalohen në shtëpi, duke gatuar dhe ngrënë me familjet vendase”,- shkruan “The Guardian”. (Fatosi)