Industria shqiptare e tekstilit prezantohet në Panairin e Tekstileve të Stambollit
2024-03-18 11:12:27

Foto nga kohajone

Foto nga kohajone

Industria shqiptare e tekstilit u prezantua në Panairin e Tekstileve të Stambollit, përmes stendave të 45 sipërmarrësve shqiptarë.

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, ndërsa vizitoi panairin, deklaroi se takime të shumta me bizneset dhe vizitat në fabrika të mëdha me potencial bashkëpunimi janë një hap i rëndësishëm për gjetjen e lëndëve të para dhe kalimin nga produkt me cikël të mbyllur në një të ardhme të shpejtë të kësaj industrie, shkruan “ATSH”.

Ministrja Ibrahimaj kujtoi se qeveria ka vënë në dispozicion një instrument të Garancisë Sovrane për sipërmarrjet që investojnë në këtë sektor, për të shtuar produktivitetin dhe për të zvogëluar varësinë nga forca punëtore, për rritjen e kapaciteteve për ciklin e prodhimit të tekstileve.

“Jemi në bashkëpunim me kompanitë fason për të krijuar një ofertë të plotë për prodhuesit që operojnë jashtë Shqipërisë”,- deklaroi ministrja Ibrahimaj. (Fatosi)