Ukraina sulmon zona të Rusisë ndërsa vendi zhvillon zgjedhjet presidenciale
2024-03-18 14:39:13

Foto nga VCG

Ukraina nisi një valë të re masive sulmesh me dron të dielën, në ditën e fundit të zgjedhjeve presidenciale, njofton “RTSH”.

Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi rrëzimin e 35 dronëve ukrainas gjatë natës, duke përfshirë katër në rajonin e Moskës.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, dy dronë të tjerë u qëlluan mbi rajonin Kaluga në jug të kryeqytetit rus dhe rajonin Yaroslavl në verilindje të Moskës.

Presidenti rus Vladimir Putin i përshkroi këto sulme si një përpjekje e Ukrainës për të frikësuar banorët dhe për të prishur zgjedhjet presidenciale të Rusisë. (Fatosi)