Shpërthen sërish vullkani i Islandës, evakuohen banorët
2024-03-18 10:52:03

Foto nga VCG

Në Islandën jugore është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të një tjetër shpërthimi vullkanik në gadishullin Reykjanes, i katërti që nga dhjetori, njofton “RTSH”.

Ky mendohet të jetë shpërthimi më i fuqishëm deri tani. Lava ka arritur rreth qytetit të evakuuar të Grindavik, thanë mediat lokale.

Sipas Shërbimit të Mbrojtjes Civile të vendit, shpërthimi filloi pas orës 20:00 me orën lokale të shtunën midis Hagafell dhe Stora-Scogfell, në veri të Grindavik.

Pamjet e shpërthimit treguan re tymi dhe magmë të ndezur që dilte nga vrimat në tokë.

Aeroporti Ndërkombëtar Keflavik dhe aeroportet e tjera rajonale nuk janë prekur nga shpërthimi, ndërsa hapësira ajrore e Islandës mbetet e hapur. (Fatosi)