Kryeministri Rama: Duhet të investojmë më shumë për mbrojtjen
2024-03-18 11:34:45

Foto nga Shqiptarja.com

Foto nga Shqiptarja.com

Kryeministri Edi Rama deklaroi të dielën se Shqipëria duhet të investojë më shumë për mbrojtjen, pasi ky është një angazhim që është marrë si vend i NATO-s, shkruan “ATSH”.

Duke folur në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste në Durrës, kryeministri Rama u shpreh se rrethanat e krijuara e imponojnë këtë hap.

“Duhet bërë me mendësinë dhe me standardet e NATO-s, duke hapur kapitullin e investimeve të mëdha private në industrinë moderne ushtarake, siç kanë bërë të gjitha vendet e Aleancës dhe siç bëjnë të gjitha vendet që e shikojnë mbrojtjen si një prioritet”,- deklaroi Rama.

Ai theksoi se repartet ushtarake të harruara, bashkitë e zonave malore mund t’i kthejnë në asete për të kërkuar mbrapsht investime nga emigrantët e këtyre zonave në fushën e turizmit apo agroturizmit.

Rama përmendi një investimm prej 200 milionë euro në Portin e Limionit në Sarandë, i cili qysh në kohën e mbretit Zog ka pasur plan zhvillimi për Marinë turistike. (Fatosi)