Donald Trump: Zgjedhjet presidenciale, pikë kthese në historinë amerikane
2024-03-18 11:23:20

Foto nga ATSH

Foto nga ATSH

Ish-presidenti amerikan Donald Trump, kandidati republikan në zgjedhjet presidenciale në nëntor, i cilësoi këto zgjedhje si një pikë kthese në historinë e vendit, shkruan “ATSH”.

“5 nëntori do të jetë data më e rëndësishme në historinë e vendit tonë”,- deklaroi Trump gjatë një takimi të partisë së tij në Vandalia, Ohio, katër ditë pasi kishte siguruar nominimin republikan.

“Është një përjetësi kur në krye të vendit ke njerëz të paaftë dhe që e çojnë vendin drejt rënies së tij”,- tha ai, duke iu referuar presidentit Biden.

“Nëse nuk zgjidhem, do të jetë një kasaphanë për vendin”,- tha Trump.

Ekipi i fushatës së presidentit Biden reagoi ndaj këtyre komenteve, duke e quajtur Donald Trump një humbës të zgjedhjeve presidenciale 2020, i cili po dyfishon kërcënimet e tij për dhunë politike.

“Ai dëshiron një tjetër 6 janar”,- bëri të ditur ekipi i Joe Biden duke iu referuar sulmit në Capitol Hill nga mbështetësit e Donald Trump në vitin 2021. (Fatosi)