SHBA, shtohen numri i personave me simptoma të Covid të gjatë
2024-03-18 11:30:32

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Më shumë se tre të katërtat e personave me simptoma të Covid-19 për një kohë të gjatë tani thonë se sëmundja ka kufizuar aktivitetin e tyre të përditshëm dhe rreth një në pesë persona thonë se ajo ka ndikuar ndjeshëm në aktivitetet e tyre, shkruan “ATSH”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ekspertët thonë se rreth 6.8% e amerikanëve të anketuar aktualisht po përjetojnë simptoma të Covid-19 për një kohë të gjatë, sipas një sondazhi të kryer nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), që zbuloi një rritje alarmante të numrit të tyre muajt e fundit.

Kjo do të thotë se rreth 17.6 milionë amerikanë tani mund të jetojnë me Covid-19 për një kohë të gjatë.

Amerikanët gjithashtu kanë humbur punën me ritme më të larta që nga fillimi i pandemisë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Shkalla e të rriturve që aktualisht po përjetojnë simptoma të Covid-19 për një kohë të gjatë nuk ka qenë kaq e lartë që nga nëntori 2022.

Për shkak se simptomat e Covid-19 shfaqen ose zgjasin pas infektimit, shkalla mund të vazhdojë të rritet në muajt e ardhshëm edhe kur infeksionet bien pas kulmit të dimrit.

Raundi tjetër i rezultateve të sondazhit pritet në fund të këtij muaji.