BE u kërkon gjigantëve të teknologjisë të mbrojnë zgjedhjet europiane nga manipulimet elektorale
2024-03-18 11:55:57

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Komisioni Europian u ka dërguar zyrtarisht kërkesa informacioni kompanive “Google”, “Facebook”, “Instagram”, “Snapchat”, “TikTok”, “YouTube” dhe të tjera, për përhapjen e falsifikimit të thellë dhe manipulimeve që mund të mashtrojnë votuesit europianë, shkruan “ATSH”.

KE-ja kërkoi gjithashtu nga “LinkedIn” informacion mbi reklamat potencialisht të synuara bazuar në të dhëna të ndjeshme.

KE-ja shpjegon se kërkesa për informacion ka të bëjë me rreziqet që lidhen me inteligjencën artificiale gjeneruese, siç janë të ashtuquajturat “halucinacione” në të cilat inteligjenca artificiale jep informacion të rreme, virale si dhe përhapja e “deepfakes” dhe manipulimi i automatizuar i shërbimeve që mund të mashtrojnë votuesit.

KE-ja u ka kërkuar informacion kompanive për vlerësimet e rrezikut dhe masat zbutëse në lidhje me ndikimin e inteligjencës artificiale gjeneruese, në proceset zgjedhore, shpërndarjen e përmbajtjeve të paligjshme, mbrojtjen e të drejtave themelore, dhunën gjinore, mbrojtjen e të miturve, mirëqenien mendore, si dhe të dhënat.

Kompanitë duhet t’i japin KE-së informacionin e kërkuar deri më 5 prill 2024 për çështjet e mbrojtjes zgjedhore dhe deri më 26 prill 2024 për çështje të tjera.