Kryeministri Rama: Synim, sektori i ekselencës me pesë yje në turizëm
2024-03-18 14:14:25

Foto nga Tpz.al

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka reaguar pas lajmit se dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump pritet të investojë në dy zona turistike të Shqipërisë, në ishullin e Sazanit dhe në Manastirin e Zvërnecit, shkruan “RTSH”.

Pwrmes njw postimi nw rrjetet sociale, kryeministri Rama deklaroi se qëllimi strategjik është ndërtimi në Shqipëri i sektorit të ekselencës me pesë yje në industrinë e re të turizmit.

“Ata që deri dje na tregonin Malin e Zi dhe Maqedoninë si shembuj të paarritshëm për investime direkte, sot flasin për rrezikun që i kanoset Sazanit në kthim të një xhevahir i kurorës së artë të turizmit në Mesdhe" tha zoti Rama të dielën në një aktivitet partiak. Sazani nuk ka qenë kurrë zonë e mbrojtur”, shkroi kryeministri Rama. (Fatosi)