Blinken dhe kryeministri i Bahreinit diskutuan për një armëpushim 6-javor në Gaza
2024-03-18 11:51:20

Foto nga VCG

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe kryeministri i Bahreinit, Salman bin Hamad Al Khalifa, diskutuan në kryeqytetin e Bahreinit, Manama, për një marrëveshje të mundshme për armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit dhe për lirimin e pengjeve të, njofton “RTSH”.

Të dy zyrtarët diskutuan përpjekjet për të arritur një armëpushim prej të paktën gjashtë javësh në Gaza, si pjesë e një marrëveshjeje për të siguruar lirimin e pengjeve, sipas zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.

Blinken premtoi mbështetje për përpjekjet rajonale për të promovuar qetësinë gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, ndërsa numri i të vdekurve në Gaza vazhdon të rritet.

“Blinken dhe Al Khalifa folën gjithashtu për sulmet nga rebelët jemenas Houthi në zonën e Detit të Kuq”, tha Miller, duke theksuar se të dy udhëheqësit riafirmuan angazhimin e përbashkët ndaj ligjit ndërkombëtar dhe lirisë së lundrimit. (Fatosi)