“Monopoly” flet shqip me destinacionet më të bukura të vendit
2024-03-18 14:16:01

Foto nga Gazetasi

Për herë të parë vjen edicioni në shqip i një prej lojërave më të pëlqyera në botë, “Monopoly”, me destinacionet më të bukura shqiptare, njofton “ATSH”.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cilësoi lojën “Monopoly” ambasador të turizmit shqiptar, që ka nisur një rrugëtim superpromovues për Shqipërinë.

“Monopoly” është loja më e shitur në botë. Me afro 300 milionë kopje në mbarë botën, kjo lojë është dizajnuar në 44 gjuhë dhe shitet në mbi 113 shtete.

Deri tani, “Monopoly” ka krijuar edicione të ndryshme në mbarë botën, duke përfshirë edhe shumë vende të rajonit si Kroaci, Serbi, Slloveni, Mal i Zi, Kosovë etj.

Edicioni “Monopoly Albania” do të ketë përmbajtje kulturore, historike dhe edukative, duke u bërë kështu edhe një promovues i Shqipërisë. (Fatosi)