Shqipëria mirëpret projektet turistike të propozuara nga kompania e Jared Kushnerit
2024-03-18 17:38:21

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në Tiranë kryeministri Edi Rama mirëpriti sot planet e kompanisë amerikane Affinity Partners e sipërmarrësit Jared Kushner për të investuar në turizmin shqiptar.

Zoti Kushner, dhëndri i ish presidentit Donald Trump, publikoi në rrjetin X pamje nga projektet, që ai synon të realizojë në ishullin e Sazanit dhe në zonën e Zvërnecit. Por për këtë të fundit, ministria shqiptare e Turizmit deklaroi se nuk ka ende dijeni.

Ndërsa i bëri jehonë zhvillimit të sektorit të Turizimit në vend, veçanërisht pas ecurisë gjatë vitit të shkuar, duke folur në Asamblenë e Partisë Socialiste e cila u mbajt sot në një nga zonat e bregdetit të Durrësit, kryeministri Edi Rama, foli dhe për planet e shpallura publikisht nga sipërmarrësi amerikan Jared Kushner.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Këto ditë, Jared Kushner, një sipërmarrës i madh amerikan dhe dhëndrri i ish presidentit Trump,shpalli pulbikisht ambicjen për të investuar në dy projekte të mëdha turistike në Shqipëri. Po ata që na tregonin Malin e Zi për zhvillimin e turizmit dhe investimet e huaja direkte, sot na flasin për rrezikun që i kanoset Sazanit nga kthimi në një xhevahir i kurorës së artë të turizmit në Mesdhe”, tha zoti Rama.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Edhe pse përmendi dy projekte, kryeministri, u ndal në fakt vetëm të plani për ishullin e Sazanit.

Dy ditë më parë, në një intervistë për Bloomberg News, dhëndri i ish presidentit Donald Trump bëri të ditur se po planifikon të shndërrojë ishullin e Sazanit në një eko-resort luksoz.