Turizmi në Shqipëri, rreth 60% e paketave janë shitur
2024-03-18 10:34:17

Foto nga VCG

Shqipëria vijon të mbetet një ofertë tërheqëse për të huajt. Rrahman Kasa, kryetar i Unionit Turistik Shqiptar, dhe njëkohësisht administrator i “Happy Tours”, raporton se të paktën 60% e paketave që janë marrë nëpërmjet kontratave me garanci janë shitur, njofton “RTSH”.

Sipas tij, pritet që këtë vit të ketë një rritje nga 30 deri në 40% të kërkesave.

Pavarësisht rritjes së çmimit me 35% të paketave, për shkak të rritjes së kostove, Kasa vlerëson se kjo nuk ka sjellë pengesë.

Rritjen e turizmit Kasa e mbështet edhe te ecuria e janarit, ku pati një rritje me rreth 30% të të huajve që kanë hyrë në Shqipëri.

“Mendoj se në tërësi, ky vit do të jetë i mbarë për turizmin, duke iu referuar ecurisë së përgjithshme të sektorit në vitet e fundit”,- theksoi Kasa. (Fatosi)