INSTAT: 99.8% e ndërmarrjeve aktive, ndërmarrje të vogla dhe të mesme
2024-03-17 10:49:08

Ndermarrjet e vogla dhe te mesme (Foto Atsh)

Ndermarrjet e vogla dhe te mesme (Foto Atsh)

Rreth 99.8% e ndërmarrjeve aktive në Shqipëri në vitin 2022 ishin ndërmarrje të vogla dhe të mesme (NVM).

Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi statistikat mbi ndërmarrjet e vogla dhe të mesme gjatë vitit 2022, NVM-të rritën numrin e të punësuarve me 0.5%, duke arritur 82.1%, nga 81.6% që ishte në vitin 2021, shkruan “ATSH”.

Ndërkohë, të dhënat tregojnë se 80.1% të shitjeve neto u realizuan nga NVM-të, nga 79% të realizuara në vitin 2021.

Krahasuar me BE-në, përqindja e NVM-ve është 99.8%, e njëjtë me BE-në, përqindja e të punësuarve në këtë grup ndërmarrjesh është 82.1% në Shqipëri nga 64.4% në BE, ndërsa vlera e shtuar e realizuar nga NVM-të në Shqipëri përbën 78.4% nga 51.8% në BE. (Irma)