Ukraina dhe Rusia kryejnë sulme të ndërsjella
2024-03-17 10:42:32

Foto nga VCG

Foto nga VCG


Sulmet me raketa të Rusisë në qytetin port Odesa në Ukrainë lanë të vrarë 21 persona, mes tyre pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit, thanë zyrtarët ukrainas. Më shumë se 70 të tjerë mbetën të plagosur pasi dy raketa balistike goditën një qendër banimi në këtë qytet.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, në një video të publikuar të premten në mbrëmje u zotua se Kievi do të “përgjigjet siç duhet” ndaj sulmit.

Foto nga VCG

Foto nga VCG


Ndërkohë, guvernatori i rajonit rus Belgorod tha sot se si pasojë e sulmeve ukrainase në qytet vdiqën dy persona dhe u plagosën 8 të tjerë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Po të shtunën, sulmet me dronë nga Ukraina shkaktuan zjarr në një rafineri nafte në pronësi të kompanisë gjigande ruse të energjisë Rosneft, në rajonin Samara, njoftoi guvernatori i rajonit, Dmitry Azrov. Nuk pati njoftime për viktima.