Gjermania bën thirrje për qasje të gjerë për ndihmat në Gazë
2024-03-17 10:45:19

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kancelari gjerman Olaf Scholz i bëri thirrje Izraelit që të lejojë qasjen në shkallë të gjerë për ndihmat humanitare në Gazë, në prag të një vizite dy ditore në Lindjen e Mesme.

Zoti Scholz do të takohet të dielën me Mbretin e Jordanisë Abdullah para se të udhëtojë për në Izrael për t'u takuar me kryeministrin Benjamin Netanyahu.

"Është e nevojshme që ndihma të arrijë në një shkallë më të gjerë në Gazë. Kjo do të jetë një nga çështjet që do të shtroj për diskutim", u tha zoti Scholz gazetarëve përpara se të nisej për udhëtim.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ai shprehu gjithashtu shqetësim për planet e Izraelit për të bërë një ofensivë në qytetin jugor të Gazës, Rafah, ku është strehuar më shumë se gjysma e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh e rajonit të Gazës.

"Ekziston rreziku që një ofensivë gjithëpërfshirëse në Rafah të ketë pasoja të rënda në jetët e civilëve, pasoja që duhet domosdoshmërisht të parandalohen", shtoi ai.

Forcat ajrore të Gjermanisë thanë se lëshuan nga ajri paketa ushqimore në rajon, të shtunën.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

"Çdo ndihmë ka rëndësi. Por paketat ushqimore të lëshuara nga ajri janë vetëm një pikë në oqean", tha ministria e Jashtme gjermane në një postim në platformën e mediave sociale X.