Instituti Ekonomik Gjerman: Gjermania përballet me deindustrializimin
2024-03-17 11:00:18

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Daljet e larta të investimeve nga Gjermania në vitet e fundit janë një shenjë e deindustrializimit të afërt, tha të enjten Instituti Ekonomik Gjerman (IW).

Investimet e huaja në ekonominë më të madhe të Europës arritën nivelin më të ulët në 10 vjet në vitin 2023, duke zbritur në 22 miliardë euro (24 miliardë dollarë amerikanë), citon “Xinhua”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kompanitë gjermane investuan më shumë se pesë herë më shumë jashtë vendit, duke rezultuar në dalje neto prej 94 miliardë eurosh.

Daljet kishin qenë edhe më të larta, në 100 miliardë euro, në vitin 2021 dhe 125 miliardë euro në 2022-shin. “Daljet neto të larta të përsëritura tregojnë se këto nuk janë fenomene të jashtëzakonshme, por simptomat e para të deindustrializimit”,- bëri të ditur IW-ja.

Shumë nga investimet e huaja të bëra në Gjermani vitin e kaluar ishin blerje ose projekte më të vogla. Sipas institutit, ky ishte një tregues i kushteve të pafavorshme të vendndodhjes në konkurrencën globale.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Për shkak të kostove të larta të energjisë, më shumë se katër në dhjetë kompani industriale gjermane po kërkojnë të investojnë jashtë vendit, sipas një sondazhi të publikuar nga Dhoma Gjermane e Tregtisë dhe Industrisë. (Irma)