Gjermania siguron Ukrainën për mbështetjen e vazhdueshme ushtarake
2024-03-16 11:47:14

Kancelari gjerman-presidenti ukrainas (Foto Atsh)

Kancelari gjerman-presidenti ukrainas (Foto Atsh)

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i ka premtuar presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbështetjen e vazhdueshme në sferën ushtarake.

“Gjatë një bisede telefonike, Scholz me Zelensky diskutoi situatën politike, ushtarake dhe humanitare në Ukrainë”, sipas zëdhënësit të qeverisë Steffen Hebestreit, citon “ATSH”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Scholz tha se Gjermania do të vazhdojë mbështetjen e saj në koordinim të ngushtë me partnerët europianë dhe ndërkombëtarë.

Ndërkohë, Dhoma e Ulët e Parlamentit, Bundestagu, kundërshtoi sërish me një shumicë të madhe votash dërgimin e raketave “Taurus” në Ukrainë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Mocioni i opozitës konservatore për të transferuar sistemin e armëve me rreze të gjatë pa vonesë nuk arriti të miratohet.

“Si kancelar gjerman, unë nuk do të dërgoja ushtarë nga Bundesëehr-i ynë në Ukrainë”,- ka thënë më herët kancelari gjerman.  (Irma)