Presidenti francez: Nëse Rusia fiton konfliktin, besueshmëria e Evropës do të bjerë në zero
2024-03-16 12:01:13

Presidenti francez (Foto Rtsh)

Presidenti francez (Foto Rtsh)

Presidenti Emmanuel Macron, deklaroi se Franca nuk do të marrë kurrë iniciativën për të udhëhequr një ofensivë, pasi vendi është për paqe.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Gjatë një interviste për “France24”, presidenti Macron tha se për të pasur paqe në Ukrainë, nuk duhet qenë të dobët. “Ndaj, duhet ta shikojmë me kthjelltësi situatën dhe duhet të themi me vendosmëri, vullnet, guxim se jemi gati për të arritur objektivin tonë. Nëse Rusia fiton konfliktin, besueshmëria e Evropës do të zvogëlohet në zero”,- tha Macron, përcjell “RTSH”.

Presidenti francez u bëri thirrje aleatëve që mos të vendosin kufizime për ndihmën ndaj Ukrainës.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Ne bëmë punën për të ndihmuar ushtarakisht Ukrainën. Është modeste dhe krejt normale”,- deklaroi presidenti Macron në lidhje me prodhimin francez të 100 predhave në ditë, ndërsa ukrainasit përdorin të njëjtin numër në pak minuta.

“Ne po rrisim kapacitetet dhe tarifat tona, por kjo kërkon kohë. Ne kemi bërë punën tonë për të ndihmuar Ukrainën, por duhet të bëjmë më shumë”, vazhdoi ai. (Irma)