Parlamenti gjerman refuzon mocionin për furnizimin e Ukrainës me raketa “Taurus”
2024-03-16 11:45:34

Parlamenti gjerman (Foto Atsh)

Parlamenti gjerman (Foto Atsh)

Në votim morën pjesë gjithsej 690 ligjvënës, ku 495 votuan kundër, 190 pro dhe pesë abstenuan. Grupi parlamentar konservator CDU/CSU ka 197 ligjvënës.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sistemi raketor “Taurus” karakterizohet nga distanca e gjatë prej 500 kilometrash dhe saktësia e lartë. Arma bën të mundur shkatërrimin e depove të municioneve, qendrave të mbrojtura të komandës dhe infrastrukturës jetike të luftës shumë prapa vijës së frontit.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ligjvënësit që kundërshtuan thanë se furnizimi i Ukrainës me raketat “Taurus” ka potencialin për të përshkallëzuar konfliktin dhe për ta tërhequr Gjermaninë në konflikt.  (Irma)