Izraeli: Palestinezët do t’i zhvendosim nga Gaza në “ishuj humanitarë”
2024-03-16 12:21:02

Gaza e rrenuar (Foto Rtsh)

Gaza e rrenuar (Foto Rtsh)

Ushtria izraelite ka bërë të ditur se planifikon të zhvendosë palestinezët në Gaza në ato që i quan “ishuj humanitarë” në mes të Rripit, përpara çdo ofensive në Rafah, shkruan “RTSH”.

Rreth 1.4 milionë njerëz janë strehuar në qytetin jugor pasi u larguan nga luftimet midis trupave izraelite dhe Hamasit në zonat veriore dhe qendrore.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Deri tani nuk është e qartë se si do të duken apo funksionojnë “ishujt”. Por, Ushtria izraelite bëri të ditur se do të sigurohet ndihmë dhe strehim i përkohshëm.

OKB-ja dhe SHBA-ja kanë paralajmëruar se një sulm në shkallë të plotë në Rafah mund të jetë katastrofik. Ndërsa Izraeli ka sinjalizuar vazhdimisht nevojën e tij për një operacion të tillë, duke këmbëngulur se Hamasi nuk mund të largohet plotësisht nga Gaza pa shënjestruar Rafahun.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Zëdhënësi kryesor i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), Daniel Hagari, tha në një konferencë për gazetarët këtë javë se ata duhej të siguroheshin që të gjithë personat që jetojnë në Rafah, ose të paktën një sasi e konsiderueshme e tyre, do të largoheshin përpara çdo sulmi. (Irma)