Shqipëri-Serbi, parafirmosin marrëveshjen kuadër për sigurimet shoqërore
2024-03-16 12:16:13

Marreveshja per sigurimet (Foto Atsh)

Marreveshja per sigurimet (Foto Atsh)

Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani, dhe përfaqësuesi i Ministrisë serbe të Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale, Zoran Miloseviç, parafirmosën marrëveshjen kuadër për sigurimet shoqërore, në raundin e dytë të negociatave të zhvilluar në Tiranë, pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore, raporton “ATSH”.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, në një postim në rrjetet sociale, bëri të ditur se marrëveshja u siguron qytetarëve shqiptarë një sërë përfitimesh, si: pensionin e pleqërisë, përfitimet e barrëlindjes, pensionin familjar, atë të invaliditetit, etj.

Sipas tij, ajo gjithashtu siguron bashkimin e periudhave kontributive, duke bërë që qytetarët mos të humbasin vitet e tyre të punës.  (Irma)