Takim OSBE-KLP, për forcimin e shtetit të së drejtës
2024-03-16 11:26:14

Osbe per drejtesine (Foto Atsh)

Osbe per drejtesine (Foto Atsh)

Përfaqësues të Departamentit të Shtetit të së Drejtës dhe të Drejtave të Njeriut pranë misionit të OSBE-së në Tiranë zhvilluan një takim me kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla.

Në postimin në rrjetet sociale të OSBE-së, cituar nga “ATSH”, thuhet se takimi u organizua në kuadër të angazhimit për forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

“Prezenca e OSBE-së do të mbështesë Këshillin e Lartë të Prokurorisë në realizimin e detyrave kushtetuese me qëllim përmirësimin e sistemit të prokurorisë dhe rritjen e besimit të publikut te drejtësia”,- thuhet në postim.

OSBE-ja shpreh angazhimin për të punuar krah për krah me palën shqiptare drejt qëllimeve të përbashkëta. (Irma)