Vladimir Putin u kërkon rusëve të votojnë në zgjedhjet presidenciale
2024-03-15 11:19:43

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Presidenti rus Vladimir Putin ka inkurajuar qytetarët rusë që të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale të planifikuara për 15-17 mars, njoftoi agjencia e lajmeve “TASS”.

“Është e nevojshme që të konfirmojmë unitetin dhe vendosmërinë tonë për të ecur përpara së bashku. Secila nga votat tuaja është e vlefshme dhe domethënëse. Prandaj ju bëj thirrje që të ushtroni të drejtën tuaj për të votuar në ditët e ardhshme”,- tha Putin në një videomesazh të regjistruar, citon “Xinhua”.

Ai tha se qendrat e votimit do të jenë të hapura në çdo qytet dhe fshat, duke u kujtuar rusëve se ata janë një familje.

“Ne do të bëjmë gjithçka ashtu siç duam. Prandaj, ju kërkoj të shprehni qëndrimin tuaj qytetar dhe patriotik, të votoni për kandidatin tuaj të zgjedhur, për të ardhmen e suksesshme të Rusisë sonë të dashur”,- tha Putin. (Elona)