Ndarja në burim e mbetjeve, ministrja Kumbaro: Nis nga Berati projekti i rëndësishëm për mjedisin
2024-03-15 11:39:10

Berat (Foto ATSH)

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, njoftoi se nga Berati nis një projekt shumë i rëndësishëm për mjedisin, ndarja në burim e mbetjeve ku plastika, kartoni, metali dhe letra do të kenë vendet e tyre.

Ministrja Kumbaro tha se ekipi i Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit synon të çojë ekonominë qarkulluese në një tjetër nivel, shkruan “ATSH”.

Sipas ministres, ky është një model por edhe shembull konkret, falë punës së mirë të bashkisë së Beratit dhe mbështetjes së Ambasadës së Suedisë dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Për të gjithë procesin do të ketë edhe mbështetje logjistike, me kontejnerë të mëdhenj e të vegjël për lagjet muzeale, bizneset, shkollat e institucionet si edhe mjete transporti. (Elona)