Ministri Mazniku: Reforma territoriale rriti me 271% të ardhurat e bashkive
2024-03-15 12:07:59

Ministri Mazniku (Foto Konica.al)

Të ardhurat nga pushteti vendor shënuan rritje të konsiderueshme gjatë vitit 2023.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, bëri të ditur se të ardhurat e pushtetit vendor u rritën me 271% në vitin 2023, bën të ditur “ATSH”.

Sipas tij, reforma territoriale e 2015-s ndihmoi bashkitë të rrisnin ekonomitë e tyre dhe të forcojnë pozitat në administrimin e të ardhurave, për më shumë investime në shërbim të qytetarëve.

Peshën më të rëndësishme në të ardhura e zënë taksat lokale, taksa e pasurisë dhe taksa mbi biznesin e vogël. (Elona)