OKB: Më shumë fëmijë u vranë për 4 muaj në Gaza sesa për 4 vjet në të gjithë botën
2024-03-15 12:16:36

Femijet ne Gaza (Foto Panorama)

Më shumë fëmijë u vranë për katër muaj në luftën në Gaza, sesa për katër vjet në të gjitha konfliktet ekzistuese në botë, bëri të ditur Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA), citon “Panorama”.

Në një postim në “X”, komisioneri i përgjithshëm i UNRWA-s, Philippe Lazzarini, e cilësoi një marrëzi numrin e lartë të viktimave mes fëmijëve.

Sipas të dhënave, një total prej 12.193 fëmijë janë vrarë ndërmjet viteve 2019 dhe 2022 në të gjithë botën, ndërsa rreth 12.300 fëmijëve janë vrarë në Gazë ndërmjet tetorit të vitit 2023 dhe shkurtit të vitit 2024.

Nga të dhënat shëndetësore të zyrtarëve palestinezë, numri i fëmijëve të vrarë në Gaza që nga 7 tetori është më i madh se ai që ka paraqitur Lazzarini.

Ministria e Shëndetësisë në Ramallah, në një raport të mërkurën, njofton se numri i fëmijëve të vrarë ka arritur në 13.450. sipas ministrisë, rreth 72% e totalit prej 31.272 të vrarëve në Gaza janë gra dhe fëmijë. (Elona)