Presidenti Putin: Rusia do të punojë me cilindo president të zgjedhur nga votuesit amerikanë
2024-03-15 11:15:16

Foto nga VCG

Presidenti Vladimir Putin deklaroi se Rusia do të punojë me cilindo president të zgjedhur nga votuesit amerikanë, gjatë një interviste për kanalin televiziv shtetëror “Rossiya-1”, shkruan “ATSH”.

Putin theksoi se fushata zgjedhore në SHBA po bëhet gjithnjë e më e pacivilizuar, duke theksuar se sistemi politik amerikan nuk mund të pretendojë se është demokratik në çdo kuptim të fjalës.

Muajin e kaluar, Putin tha se si president të SHBA-së do të preferonte Joe Biden ndaj Donald Trump, duke e përshkruar atë si më me përvojë dhe të parashikueshëm.

Biden dhe paraardhësi i tij, Trump, kanë kaluar të dy pragjet e delegatëve për të arritur nominimet e partive të tyre dhe për të shkuar sërish në një garë presidenciale të caktuar për në muajin nëntor. (Elona)