Kroacia drejt zgjedhjeve të parakohshme, qeveria shpërndan parlamentin
2024-03-15 14:48:44

Foto nga VCG

Kroacia shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme, pasi Parlamenti u shpërnda me iniciativën e qeverisë së kryeministrit Andrej Plenkoviç.

“Të 143 ligjvënësit e pranishëm si nga partia në pushtet ashtu edhe nga opozita në Parlamentin me 151 vende votuan në favor të lëvizjes”,- njoftuan mediet kroate, citon “ATSH”.

Zgjedhjet e parakohshme mund të caktohen më 14 prill ose më 12 maj.

Data do të vendoset nga presidenti Zoran Milanoviç.

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare fillimisht ishin planifikuar për në vjeshtë.

Kritikët besojnë se kryeministri kërkon t’i afrojë zgjedhjet pas shqetësimeve se popullariteti i partisë së tij të qendrës së djathtë HDZ do të ketë rënë deri atëherë.

Plenkoviç është kritikuar shumë kohët e fundit për drejtësinë dhe politikat e tij mediatike, me vetëm një shumicë të ngushtë ligjvënësish që e mbështesin atë.  (Elona)