SHBA: Presim që Izraeli t’i japë përparësi mbrojtjes së civilëve në Gaza
2024-03-15 12:03:34

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken (Foto Panorama)

Izraeli duhet ta bëjë prioritet numër një mbrojtjen e civilëve dhe ofrimin e ndihmës humanitare për Rripin e Gazës, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.

“Ne presim që qeveria izraelite ta bëjë këtë çështje prioritet. Mbrojtja e civilëve duhet të jetë prioriteti kryesor”,- tha Blinken për gazetarët, citon “Panorama”.

Ai gjithashtu përsëriti se ekziston një propozim shumë i fortë në tryezë për lirimin e pengjeve, por tha se topi është në fushën e Hamasit për ta pranuar atë. Zyrtari i lartë amerikan tha se SHBA-ja mbetet e fokusuar në përpjekjen për t’u siguruar që 7 tetori mos të ndodhë më kurrë. (Elona)