Protestuesit bllokuan aeroportin në San Francisko, kërkuan armëpushim në Gaza
2024-03-15 12:04:43

San Francisko (Foto RTSH)

Qindra njerëz bllokuan Aeroportin Ndërkombëtar të San Franciskos në shenjë proteste kundër luftës në Gaza, ndërsa bënin thirrje për një armëpushim dhe për t'i dhënë fund ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin, bën të ditur “RTSH”.

Protestuesit mbanin në duar pankarta me slogane të tilla si “Armëpushim i përhershëm tani”, “Stop botën për Gazën” dhe “Ndaloni armatimin e Izraelit”.

Protesta në mbështetje të armëpushimit të Gazës janë organizuar në disa qytete amerikane muajt e fundit, duke përfshirë zona pranë aeroporteve dhe urave në Nju Jork dhe Los Anxhelos.

Aeroporti njoftoi se terminali ndërkombëtar mbeti i hapur, por pasagjerët u detyruan të merrnin një rrugë tjetër për të arritur atje, pasi aktivistët bllokuan rrugën jashtë, duke ecur në rrathë dhe duke bërtitur me parulla.

Ndërkohë nuk u raportua asnjë vonesë fluturimi si pasojë e protestës. (Elona)