Ligjvënësit e BE-së miratojnë aktin historik të inteligjencës artificiale
2024-03-14 10:28:12

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Parlamenti Europian miratoi të mërkurën Aktin e Inteligjencës Artificiale me një shumicë dërrmuese në Strasburg të Francës.

PE-ja e miratoi aktin me 523 deputetë pro, 46 kundër dhe 49 abstenime.

Ky është kuadri ligjor i parë gjithëpërfshirës për inteligjencën artificiale, që synon rregullimin e sistemeve sipas një qasjeje të bazuar në rrezik, shkruan “Xinhua”.

Akti, i cili ka nevojë për miratim përfundimtar, ka shumë të ngjarë të hyjë në fuqi këtë maj. (Elona)