Demokracia nuk duhet të jetë një farsë politike
2024-03-14 18:13:10

Sipas njoftimeve të medias jugkoreane, Samiti i tretë për Demokracinë do të mbahet në Korenë e Jugut dhe presidenti amerikan Joe Biden do të marrë pjesë në të në mënyrë virtuale.

Disa analistë të çështjeve ndërkombëtare vunë në dukje që, megjithëse vendi i organizimit ndryshon, agjenda, palët pjesëmarrëse dhe detajet e tjera përsëri mbizotërohen nga ShBA-ja. Prandaj, kjo është një tjetër përpjekje e palës amerikane për t'u përfshirë në politikën në grup dhe kundërvënien në kampe.

Demokracia nuk është monopol i Perëndimit, por një vlerë e përbashkët e gjithë njerëzimit. Disa vende perëndimore, si ShBA-ja, priren për krijimin e "aleancave ideologjike" dhe për ndjekjen e "diplomacisë së konceptit të vlerave". Në thelb, këto janë promovim i kundërvënies dhe ndarjes së botës. I ashtuquajturi Samit për Demokracinë jo vetëm nuk mund të shfaqë frymën e demokracisë, por do të shndërrohet në një farsë politike.(Zhang Yan/Artan)