Presidenti amerikan: Do të kufizojmë ndihmat për Izraelin nëse ai sulmon Rafahun
2024-03-14 10:57:28

Foto ATSH

Presidenti amerikan, Joe Biden, do të shqyrtojë mundësinë e kushtëzimit të ndihmës ushtarake për Izraelin, nëse vendi vazhdon me një pushtim në shkallë të gjerë të Rafahut, shkruan  “ATSH”.

Gatishmëria e presidentit amerikan për të ndërmarrë këtë hap pasqyron presionin në rritje në partinë e tij dhe tensionet e forta në marrëdhëniet e tij me kryeministrin izraelit Benyamin Netanyahu.

Kohët e fundit Netanyahu ka hedhur poshtë çdo përpjekje amerikane për të frenuar luftën.  (Elona)