Regjistër unik adresash, ministri Balla: Kod unik i pareplikueshëm
2024-03-14 10:11:45

Ministri i Brendshëm Taulant Balla (Foto RTSH)

Në Shqipëri do të krijohet regjistri unik i adresave. Vendimi, i marrë nga Këshilli i Ministrave dhe i komunikuar nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, do t’i japë zgjidhje një sërë problematikash që lidhen me ofrimin e shërbimeve të duhura te qytetarët, bën të ditur “RTSH”.

Kodi do të jetë i pareplikueshëm dhe të gjitha ndërtesat do të kenë kodin e tyre unik.

“Pas miratimit të këtij ligji dhe akteve nënligjore që do të shoqërojnë këtë paketë, do të kemi një regjistër unik ku do të referohen të gjitha institucionet.

Çdo banesë, çdo biznes, çdo ndërtesë në Shqipëri do të ketë një kod unik të  pareplikueshëm në bashki të ndryshme. Do t’i japim zgjidhje përfundimtare problematikave që lidhen me ofrimin e shërbimeve të duhura te qytetarët, me lehtësimin e mbërritjes në adresë të shërbimit postar dhe turistëve”,- tha ministri Balla. (Elona)