Kadare nominohet për çmimin “Booker” me veprën “Kur sunduesit grinden”
2024-03-14 11:47:42

Foto nga Euronews

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare është nominuar për herë të dytë për çmimin “International Booker Prize 2024”. Sivjet nominimi bëhet për veprën “Kur sunduesit grinden”, përkthyer nga John Hodgson. Njoftimi u bë nga vetë “The International Booker Prize”, shkruan “ATSH”.

“Kur sunduesit grinden” është vlerësuar nga juria për meditimin magjepsës mbi Rusinë sovjetike.

Në vitin 2005 Ismail Kadare ishte fitues i këtij çmimi, i njohur ndryshe si “Nobeli tjetër”, me novelën “Ditë kafenesh”. (Elona)