Eksperti: Kina ka bërë përparime të ndjeshme në mbrojtjen e të drejtave të privatësisë
2024-03-14 15:46:25

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Privatësia është një e drejtë themelore e njeriut dhe zë vend qendror në mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, theksoi të mërkurën një ekspert i të drejtave të njeriut, duke shtuar që Kina ka përparuar ndjeshëm sa i përket mbrojtjes së të drejtave të privatësisë.

 Duke folur në sesionin e 55-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut në Gjenevë, Gong Xianghe, dekan ekzekutiv i Institutit të të Drejtave të Njeriut të Universitetit Juglindor në qytetin lindor kinez Nankin, u shpreh: "Një pikë e rëndësishme është Ligji për Mbrojtjen e Informacionit Vetjak i miratuar në vitin 2021, i cili forcon të drejtën për privatësi duke ofruar një kuadër ligjor të gjithanshëm për mbrojtjen e informacionit personal". 

Ai i deklaroi këto "në emër të Shoqatës Kineze për Studimet e të Drejtave të Njeriut mbi përpjekjet e Kinës për të mbrojtur të drejtën e privatësisë."

Ligji për Mbrojtjen e Informacionit Vetjak pason Ligjin e Sigurisë Kibernetike të 2017-s, që garanton të drejtën për privatësi duke vendosur rregulla të rrepta për mbrojtjen e të dhënave vetjake. Gjithashtu, edhe Kodi Civil përmban një kapitull të veçantë me tetë nene mbi të drejtën e privatësisë, dhe Kodi Penal ka dispozita për mbrojtjen e qytetarëve nga shkeljet e privatësisë, tha Gong.