Eurostat: Shqipëria me rritjen më të lartë të netqëndrimeve në akomodimet turistike
2024-03-14 10:47:23

Jugu i Shqipërisë (Foto ATSH)

Shqipëria ka shënuar rritjen më të lartë për netqëndrimet në akomodimet turistike në vitin 2023.

Referuar statistikave nga Eurostat-i për netqëndrimet në akomodimet turistike për të gjithë Europën, netët e kaluara në hotele e struktura të ngjashme në 2023-shin u rritën në Shqipëri me 56.8% në krahasim me vitin 2022, ndërsa ishin 84.7% më të larta se në 2019-n, përpara se të fillonin kufizimet e pandemisë, citon “ATSH”.

Bashkimi Europian pati një rritje me 6.1% të netqëndrimeve në 2023-shin në raport me 2022-shin, ndërsa në krahasim me 2019-n me 1.4%.

Rritje e lartë u shënua si për turistët e brendshëm, ashtu edhe për ata ndërkombëtarë. Në 2023-shin, netqëndrimet e vizitorëve ndërkombëtarë në Shqipëri u rritën me 81.7%. (Elona)