Italia, fond investimesh prej 1 miliard eurosh për inteligjencën artificiale
2024-03-14 11:53:56

Foto nga VCG

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, njoftoi se qeveria do të krijojë një fond investimi me vlerë 1 miliard euro për të promovuar zhvillimin e inteligjencës artificiale (IA).

Duke folur përmes videolidhjes në një takim mbi inteligjencën artificiale për Italinë në Romë, Meloni tha se fondi do të vijë nga njësia e kapitalit sipërmarrës të “Cassa Depositi e Prestiti”, huadhënësi shtetëror, citon “Xinhua”.

Ajo do të aktivizohet në lidhje me një ligj italian ende të pafinalizuar për inteligjencën artificiale që synon rregullimin e teknologjisë së re, tha ajo.

“Qeveria po përgatit një ligj të ri që do të vendosë parime dhe rregulla plotësuese me rregulloret e Bashkimit Europian dhe do të identifikojë masat më efektive për të stimuluar aftësitë tona prodhuese”,- tha Meloni.

Sipas saj, qeveria nuk ka vendosur ende se cili ent do të mbikëqyrë rregullimin e teknologjive të bazuara në inteligjencën artificiale. (Elona)