Pse ShBA-ja u bëri Filipineve premtime që nuk mund t'i mbajë?
2024-03-14 13:14:59

Foto nga VCG

Sekretarja amerikane e Tregtisë Gina Raimondo pohoi të martën në Manila, kryeqytetin e Filipineve, se ShBA-ja do t'i ndihmojë Filipinet të dyfishojnë fabrikat e tyre të gjysmëpërçuesve për të shmangur "mbipërqendrimin" e zinxhirit global të furnizimit të mikroçipave. Para kësaj, ajo njoftoi se kompanitë amerikane do të investonin më shumë se 1 miliard dollarë në Filipine.

Për shumë vjet, investimet e ShBA-së në Filipine kanë qenë të ulëta, me investime vjetore që shpesh qëndrojnë në nivelin 1 miliard dollarë. Që nga formimi i qeverisë së re filipinase në qershor 2022, ShBA-ja ka forcuar nxitjen ndaj Filipineve për të promovuar të ashtuquajturën "Strategji e Indo-Paqësorit", por sasia e investimeve nuk ka qenë e ndjeshme. Të dhënat tregojnë që në vitin 2023, ShBA-ja ishte burimi i gjashtë më i madh i investimeve në Filipine, me investime ende afërsisht 1 miliard dollarë, ndërsa investimet amerikane në Tajlandë gjatë së njëjtës periudhë ishin afërsisht 2.3 miliardë dollarë. Duhet theksuar se popullsia e Filipineve është 40 milionë më e madhe se ajo e Tajlandës.

Analistët mendojnë se "Strategjia e Indo-Paqësorit" fokusohet në fushat ushtarake e të sigurisë dhe nuk ka përmbajtje ekonomike, prandaj nuk ka forcë tërheqëse për aleatët. P. sh., ekonomia e Filipineve nuk është e zhvilluar dhe ka nevojë për zhvillim. Një nga qëllimet që Raimondo premtoi investime në Filipine është për të shtuar ngjyrimet ekonomike të  "Strategjisë së Indo-Paqësorit", duke i dhënë një hov ekonomik aleancës ushtarake ShBA-Filipine.

Grishja ekonomike e ShBA-së ndaj Filipineve ka gjithashtu një synim më të thellë gjeopolitik, pikërisht përdorimin e Filipineve për t'u përballur me Kinën dhe për ta kontrolluar e balancuar Kinën. Për shembull, në çështjen e Detit të Kinës Jugore, ShBA-ja ka ardhur duke u përfshirë gjithnjë e më thellë.

Para vizitës së Raimondo-s, Filipinet shkelën premtimet dhe dërguan dy anije të Rojës Bregdetare dhe dy anije furnizimi me materiale, që hynë në gumën Renai në ishujt Nansha të Kinës duke u përplasur me anijen e Rojës Bregdetare Kineze që po zbatonte detyrën normalisht. Këtë herë Raimondo drejtoi një delegacion biznesi për të vizituar Filipinet, duke theksuar se aleanca ndërmjet të dy vendeve është e pamposhtur, me qëllimin për t'i lidhur sa më ngushtë Filipinet me "tankun e Azi-Paqësorit" të ShBA-së. (Çang Çuo)