Biden siguron emërimin si kandidat për president i Partisë Demokratike
2024-03-13 14:18:04

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Presidenti i ShBA-së Joe Biden ka siguruar numrin e mjaftueshëm të delegatëve për të qenë kandidat për president i Partisë Demokratike, pas fitores në zgjedhjet paraprake të kësaj partie në shtetin e Xhorxhias, sipas vlerësimeve të shumta të medies të martën. 

Ish-presidenti Donald Trump pritet të sigurojë kandidimin e Partisë Republikane, pas konkurrimit po atë ditë në katër shtete, duke përfshirë Xhorxhian.