BB: Shqipëria, vlerësim më të lartë se mesatarja rajonale në Evropë për mbështetjen e barazisë gjinore
2024-03-13 16:03:24

Banka Boterore per grate (Foto Atsh)

Banka Botërore e rendit Shqipërinë me vlerësimin maksimal sa i takon politikave dhe nismave në mbështetje të barazisë gjinore dhe mbështetjes së grave, shkruan “ATSH”.

Shqipëria shënon një vlerësim më të lartë se mesatarja rajonale në Evropë dhe Azinë Qendrore, sipas raportit të Bankës Botërore “Gratë, Biznesi & Ligji 2024”.

BB-ja thekson se Shqipëria ka vlerësim maksimal sa i takon lirisë së lëvizjes, ligjeve që ndikojnë vendimmarrjen në punë të grave, pagat, ligjet për martesën, biznesin si dhe trashëgiminë e pronat.

Nga ana tjetër, vëren raporti i BB-së, Shqipëria mund të përmirësojë ligjet që do t’u mundësonin grave dhe vajzave më tepër barazi pas bërjes prindër, apo ato që kanë të bëjnë me masën e tyre të pensionit. (Irma)