Presidenti francez pritet të paraqesë në maj pr.ligjin mbi eutanazinë
2024-03-13 10:54:30

Foto Atsh

Presidenti francez, Emmanuel Macron, pritet të paraqesë në Parlament në muajin maj një projektligj për vdekjen e asistuar.

Presidenti Macron deklaroi se legjislacioni i ri do të kufizohet vetëm për të rriturit që vuajnë nga një sëmundje e pashërueshme, të cilët pritet të vdesin në një periudhë afatshkurtër ose afatmesme si dhe ata që vuajnë nga dhembje fizike ose psikologjike të patrajtueshme, shkruan “ATSH”.

Masa mund ta bëjë Francën vendin e ardhshëm evropian që legalizon eutanazinë për pacientët me sëmundje terminale.

Deri më tani, një ligj francez i vitit 2016 i lejon mjekët të mbajnë pacientët me sëmundje terminale të qetësuar para vdekjes, por nuk lejojnë asistimin e vetëvrasjes dhe eutanazisë. (Irma)