Prezantohet në Itali plani “Ushqimi për Gazën” për të koordinuar ndihmën humanitare ndërkombëtare
2024-03-13 10:59:14

Ndihma nga ajri per Gazen (Foto Shine.cn)

Tre agjenci shumëpalëshe ushqimore dhe ndihme, së bashku me Italinë, prezantuan nismën “Ushqim për Gazën”, që synon koordinimin e përpjekjeve ndërkombëtare humanitare.

Nisma konsiston në rritjen e ndihmës ushqimore dhe shëndetësore për në Gaza, në një afat të shkurtër, dhe më pas për t'u fokusuar në afat të gjatë në rindërtimin njerëzor dhe social të Gazës, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, citon “Xinhua”.

Qu Dongyu, drejtor i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë; Cindy McCain, drejtore ekzekutive e Programit Botëror të Ushqimit; dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, Xavier Castellanos, ishin të pranishëm në aktivitetin e zhvilluar në selinë e Ministrisë së Jashtme italiane.

“Ky është një program që synon koordinimin e aktiviteteve të këtyre institucioneve të rëndësishme. Së bashku duam të fokusohemi në projekte dhe në krijimin e një korridori të ndihmës humanitare, nga Qipro. Përpjekjet aktuale për të dërguar ndihma për qytetarët e Gazës nëpërmjet transportit ajror po provohen të jenë të pamjaftueshme”,- tha Tajani. (Irma)