INSTAT: Shkalla zyrtare e papunësisë arriti në 10.7% në tremujorin e tretë 2023
2024-03-13 16:06:38

Foto nga ATSH

Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi Anketën Tremujore të Forcave të Punës, sipas së cilës, në tremujorin e katërt 2023, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, ishte 10.7%.

Sipas raportit të INSTAT-it, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç, në tremujorin e katërt 2023, u rrit me 0.2 pikë përqindje, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë dhe është ulur me 1 pikë përqindje, krahasuar me tremujorin e tretë 2023, shkruan “ATSH”.

Numri i të papunëve është ulur me 1.2%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022, dhe është rritur me 0.2%, krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Në tremujorin e katërt 2023, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15-64 vjeç, ishte 75.1%.

Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 0.4 pikë përqindje më e lartë, ndërkohë që krahasuar me tremujorin e mëparshëm është ulur me 1 pikë përqindje. (Irma)