Haiti në kaos, BE-ja evakuon personelin diplomatik
2024-03-13 15:24:45

Haiti (Foto Panorama)

Haiti po zhytet sërish në anarki për shkak të dhunës së bandave. Ndërkohë që kryeministri ndodhet jashtë vendit, diplomatët perëndimorë po lagohen nga kryeqyteti, shkruan “Panorama”.

Në sfondin e përshkallëzimit të dhunës në Haiti, Bashkimi Europian ka evakuuar të gjithë personelin diplomatik.

Një zëdhënës i BE-së në Bruksel tha se punonjësit e ekipit diplomatik janë transferuar jashtë Haitit në një vend të sigurt.

“BE-ja është jashtëzakonisht e shqetësuar për zhvillimet gjatë ditëve të fundit në Haiti”,- tha zëdhënësi në Bruksel.

Edhe SHBA-ja po tërheq personelin diplomatik nga Port-au-Prince dhe po forcon sigurinë në ambasadë.

Qeveria e Haitit ka ftuar trupat ndërkombëtare mbrojtëse në vend, për të ndihmuar në rivendosjen e sigurisë dhe të rendit.  (Irma)