Katari: Nuk ka gjasa për një marrëveshje të afërt armëpushimi në Gaza
2024-03-13 15:58:09

Foto nga VCG

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al-Ansari, deklaroi se Izraeli dhe Hamasi nuk janë afër arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi, por bisedimet janë ende në vazhdim.

“Fatkeqësisht, nuk mund të ofroj asnjë kornizë kohore për momentin. Situata është shumë e komplikuar në terren. Ne nuk jemi pranë një marrëveshjeje”, tha ai në një konferencë për shtyp në Katar, përcjell “ATSH”.

“Nuk ka sinjale që të dyja palët të arrijnë një gjuhë të përbashkët që mund të zgjidhë mosmarrëveshjen aktuale rreth zbatimit të marrëveshjes, por shpresojmë dhe vazhdojmë të inkurajojmë që një marrëveshje të ndodhë në të ardhmen e afërt”, tha ai.

Katari, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë negociuar për javë të tëra për një armëpushim në luftën e Gazës. (Irma)